shoqatalazerati@gmail.com   Astir, Tiranë 9001

Ura e Kordhocës

Ura e Kordhocës, e ndërtuar rreth vitit 1820 nga Ali Pashë Tepelena, është një monument kulture i kategorisë së parë që lidhte qytetet kryesore të vilajetit të Janinës në atë periudhë: Janinën, Libohovën, Gjirokastrën dhe më tej Tepelenën. 

E vendosur mbi lumin Drino, rreth 4 km në juglindje të Gjirokastrës, pranë fshatit Lazarat, ura është ndërtuar me gurë të zinj të zonës dhe mbushur me gurë gëlqerorë. Ajo është e gjatë 20 metra dhe arrin një lartësi prej 7 metrash në pikën më të lartë. Struktura përbëhet nga pesë harqe të dekoruara me punime në gurin e zi, ndërsa shtrimi i plotë me kalldrëm i shton vlera historike dhe arkitekturore. 

Gjatë restaurimit të fundit në vitin 2018, u zbuluan trarë druri të vendosur si bazament për këmbët e urës, të cilët, edhe pas më shumë se 200 vjetësh, ishin në gjendje shumë të mirë, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e strukturës ndaj lëvizjeve të tokës. 

Ura e Kordhocës është ende funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Ajo ka shërbyer si skenë xhirimi për disa filma artistikë shqiptarë, si “Muri i gjallë”, “Liri a vdekje” dhe “Dasma e Sakos”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shoqata jonë është e përkushtuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës, traditave dhe vlerave atdhetare. Përmes aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme, synojmë të mbështesim komunitetin dhe të forcojmë lidhjet mes brezave.

Kontakt

© 2025 – SH.K.A “Lazerati”. All rights reserved. Carefully crafted by Abc Solutions